Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e avokatit në Elbasan, kolegët vendosin për bojkot 1-javor


Dhoma e Avokatëve të Elbasanit ka organizuar sot një mbledhje lidhur me çështjen e vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Avokatët në këtë mbledhje ka diskutuar për afatit e bojkotit të proceseve gjyqësore dhe kanë rënë dakord për bojkot 1-javor. Ata kërkojnë solidarizim në të gjithë vendin për kolegun e tyre.

Ravik Gurra, u qëllua tre ditë më parë me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit, lokal që gjendej fare pranë shtëpisë së avokatit.

Paraprakisht dyshohet se autori është afruar në këmbë pranë Gurrës për ta ekzekutuar dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja ku e priste një makinë, që më pas u dogj në dalje të Elbasanit. Viktima ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit ndaj dyshohet se vrasja lidhet me motive për punën e tij.

Vijon…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *