Vendosni fjalën kyçe....

Kate Middleton me rivale? Prish miqësinë me fqinjen


Mediat britanike shkruajnë se dukesha Kate Middleton ka ndërprerë miqësinë me ish-modelen Rose Hanbury, pasi e shikon atë si rivale.

Sipas “The Sun”, Kate i ka thënë princit William që Rose Hanbury duhet të hiqet nga personat e tyre të besuar, pavarësisht se deri më sot i kanë pëlqyer takimet katërshe me Rose dhe bashkëshortin e saj David Rocksavage.

Një person i afërt i familjes mbrëtërore, ka rrëfyer për gazetën: ” Dihet se Kate dhe Rose kanë pasur shkëputje të tmerrshme të shoqërisë së tyre. Ato kanë qenë të afërta, por nuk janë më.

Ëilliam dëshiron të luajë paqebërësin, që të dy çiftet të mbeten miq, pasi ata jetojnë aq afër njëri-tjetrit dhe kanë shumë miq të përbashkët.

Por Kate ka qenë e qartë se ajo nuk dëshiron t’i shohë më ata dhe dëshiron që edhe William të ndahet prej tyre, pavarësisht statusit shoqëror”.

Duket e vështirë kjo shkëputje, duke qenë se edhe fëmijët e tyre janë mësuar me praninë e njëri-tjetrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *