Vendosni fjalën kyçe....

142 ditë protestë te Astiri, banorët: Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjidhje kësaj gjëje


Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë për të kundërshtuar jo vetëm prishjen e banesave të tyre, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar ditë më parë nga Policia.

Gjatë fjalës së tyre, banorët shprehën edhe një herë vendosjen e tyre për të mbrojtur deri në fund pronat e tyre.

Në ditën e 142 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjedhje kësaj gjëje. Do veprojmë me dhunë sa të jetë nevoja. Nuk po e kuptoj pse shteti nuk po vepron për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjëje. Ne nuk do biem pre e këtyre. Por, nëqoftëse ata do të na provojnë ne do t’i kthejmë monedhën” –u shpreh një nga banorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *