Vendosni fjalën kyçe....

Kosova barazim pa gola ndaj Bullgarisë


Kosova ka debutuar në eliminatoret e Euro 2020-ës, me një barazim 1-1 në arritur ndaj Bullgarisë, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nën një atmosferë elektrizuese.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes zhvilluan një 90-minutësh në kufijtë e perfektes përballë bullgarëve, por paguan shtrenjtë një pakujdesi në minutën e 30′, kur Bozhikov mposhti portierin Muriç, pas një krosimi nga këndi.

Më pas reagimi i Kosovës ishte mjaft i mirë dhe Milto Rashica kërcënoi të paktën në 4 raste portën bullgare, por portieri mik bëri në mënyrë perfekte detyrën, duke shmangur gola të sigurt.

Barazimi për “Dardanët” erdhi në minutën e 62-të, kur sulmuesi anësor Arbër Zeneli arriti të mposhtë portierin mik. Në minutat në vijim, ishte sërish Kosova që i shkoi pranë golit të fitores, por nuk ia doli.

Po në grupin A, Anglia fitoi me rezultatin e thellë 1-5 në Podgoricë, duke u pozicionuar menjëherë në krye, me 6 pikë të plota, pas dy takimeve të para, ndërsa Bullgaria mban vendin e dytë me 2 pikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *