Vendosni fjalën kyçe....

Conor McGregor tërhiqet nga sporti, Khabib e thumbon: Në xhungël ka vetëm një mbret


Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së, Conor McGregor, ka njoftuar tërheqjen e tij nga sportet e arteve marciale të përziera.

Është interesante të vëmë re se nuk është hera e parë që superstari irlandez e ka bërë këtë.

“Hej djem, një njoftim të shpejtë, unë kam vendosur të dal në pension nga sport njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art’ sot,” shkroi ish-kampion 30-vjeçari i këtij sporti.

“Unë uroj që të gjithë kolegët e mi të vjetër të vijojnë karrierën e tyre dhe të kenë sukses në atë që bëjnë. Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë në pension. Pina Colada e duhur për mua!”

Vlen të përmendet se tre vjet më parë, në prill të vitit 2016, McGregor njoftoi gjithashtu daljen e tij në pension nëpërmjet një postimi në rrjetin “Twitter”.

“Unë kam vendosur të dal në pension të rinj, faleminderit për mbështetjen.” – shkruante asokohe Conor McGregor.

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka reaguar pas vendimit të McGregor për t’u tërhequr duke thënë  se “Në xhungël nuk mund të ketë më shumë se një mbret”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *