Vendosni fjalën kyçe....

Lleshi i kërkon Arta Markut të hetojë Berishën…për postimet në “Facebook”


Policia e Shtetit ka deklaruar se do kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Berisha për publikimet dhe denoncimet e bëra në faqen e tij në “Facebook”.

Në një deklaratë në faqen zyrtarë në “Facebook”, policia ka kërkuar zbardhjen e atyre që i cilëson si shpifje nga ana e Berishës duke i kërkuar prokurorisë zbardhjen e tyre.

“Reagim i PSH për akuzat dhe shpifjet e shtetasit Sali Berisha. Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.” – shkruhet në postim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *