Vendosni fjalën kyçe....

“Jam në sinergji me Ramën” – Veliaj i mahnitur nga raporti me kryeministrin


Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se është në sinergji me kryeministrin Rama. Ai e bëri deklaratën në emisionin Real Story të Sokol Ballës, ku lëshoi ndër të tjera edhe “perla” të tjera.

Veliaj tha se është në sinergji me kryeministrin dhe ata i kishin lidhur fatet me njëri-tjetrin në shumë projekte.

“Sinergjia për të cilën foli kryeministri, kryetar bashkie-kryeministër duhet reflektuar edhe në anëtarë të qeverisë me anëtarë të këshillit bashkiak.

Kjo sinergji që unë kam me Edin, të reflektohet më tej. Ne kemi ndërlidhur fatet me njëri-tjetrin në shumë projekte.” – tha Veliaj.

Në fillim të intervistës, i pyetur nga gazetari për zgjedhjet lokale, ai tha se zgjedhjet do mbaheshin pasi ai duhet të firmoste në ditën e parë pas zgjedhjeve për pastrimin e mbeturinave të qytetit.

“Do bëhen zgjedhjet sepse unë duhet të firmos  pastrimin e plehrave. Nuk ka autoritet tjetër që ta bëjë këtë dhe për këtë arsye duhet që kryerbashkiaku të jetë në krye të detyrës.” – shtoi Veliaj.

Veliaj tha gjithashtu se shprehja që e acaron më shumë është hapi rrugë budallait dhe se kjo duhet të marrë fund, duke nënkuptuar me budalla opozitën e bashkuar.

“Ne kemi një shprehje që më çmend, hapi rrugë budallait. Ty gjithmonë të del një budalla përpara.

Budallait nuk i hapet rrugë, pse mos e emancipojmë budallain.” – tha Veliaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *