Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spahiu, ka ironizuar kreun e ambasadës së BE-së në Tiranë, Soreca.
Ky i fundit deklaroi ditën e sotme në një takim se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që prej qershorit të shkuar.
Spahiu i është përgjigjur Sorecas duke i renditur të gjitha pikat, ku sipas tij gjithçka është përkeqësuar.
“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga Qershori i kaluar”, tha sot Soreca. Mund të më thotë dikush një, vetë një gjë, që ka përparuar nga Qershori?
Rendi (vrasje çro ditë, të të gjitha llojeve)
Ekonomia (kryesojmë rajonin si vendi më i varfër me nr më të madh të kërkesave për azil)
Drejtësia (një zot e di se kur do të gjejnë zgjidhje mijëra çështje që presin)
Arsimi (studentët njoftojnë përsëri protesta)
Bujqësia (fermerët të gjithë në rrugë, të falimentuar)
Nëse shtimi i portaleve si struktura paralele të qeverisjes quhet sukses, atëherë po, gjetëm dicka…!!!