Vendosni fjalën kyçe....

“E dua Selena Gomez, por jam i dashuruar me gruan time” – Justin Bieber sqaron fansat njëherë e mirë


Justin Bieber-it duket se i ka ardhur në majë të hundës me fansat e tij që e krahasojnë të shoqen Hailey Baldwin me ish-të dashurën, Selena Gomez.

Shumë fansa vazhdojnë të besojnë se Justin është ende i dashuruar me Selenën pavarësisht se është i martuar me modelen, dhe ai ka vendosur të kthejë një përgjigje. Justin ka publikuar një koment në “Instagram”, ku i kthen përgjigje një fanseje pas kritikave të saj ndaj Hailey-t.

Ylli i Popit e ka shoqëruar komentin me shkrimin: “Stop me këto mesazhe për Hailey dhe mua, nëse më doni, merreni këtë koment dhe shpërndajeni”.

“Është papjekuri nga ana juaj që të krijoni një llogari vetëm për të ofenduar gruan time dhe mua. Është totalisht absurde përse duhet t’ia dedikoj të gjithë jetën time dikujt me martesë dhe të dua të kthehem me ishin tim. Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam shumë i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Fakti që ju doni ta kaloni ditën me urrejtje tregon shumë për ju dhe në rast se ky ishte një komplot për të tërhequr vëmendjen time, jeni gabim në kaq shumë nivele.

Kam parë shumë herë njerëz që thonë gjëra të tilla dhe nuk do t’i përgjigjem më një mesazhi të tillë, sepse nuk dua të harxhoj energji për t’i kthyer përgjigje njerëzve të sëmurë e të papjekur që i dërgojnë Hailey-t mesazhe të tilla si “Ai gjithmonë do të kthehet te Selena”, apo “Selena është më e mirë për të”. Ju nuk ia keni idenë jetës time dhe se çfarë është më e mirë për mua. Hailey është gruaja ime, pikë. Nëse ju nuk ju pëlqen kjo dhe nuk e mbështesni, ju nuk më mbështesni mua, dhe nëse ju nuk më mbështesni mua nuk jeni fansa, dhe as njerëz të mirë…”, shkruan Justin.

Një mesazh ky shumë i gjatë, por shumë i qartë për fansat që të mos i bezdisin më gruan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *