Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku-prokurorëve: Mos i zvarrisni dosjet, rëndon mbi kurrizin e qytetarëve


Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku u ka kërkuar prokurorëve të Krimeve të Rënda që të mos i zvarrisin dosjet që kanë në duar pasi kjo vonesë rëndon mbi kurrizin e qytetarëve.

Ajo e bëri deklaratën e mësipërme në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, takim në të cilin merrte pjesë edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

“Përgjegjësia do jetë persona dhe në një kohë apo tjetër duhet ta mbani këtë. Kujdes me deklaratat publike pasi rrezikoni pozicionin tuaj. Ushtroni funksionet tuaja në pavarësi. Ka vonesa që bien mbi kurrizin e qytetarëve.” – tha ndër të tjera Marku në fjalën e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *