Belinda Ikonomi është larguar si Drejtoreshë e Doganave dhe në vend të saj është emëruar Arlind Gjokutaj.
Ikonomi është emëruar zv.ministre e Ekonomisë. Gjokutaj më herët ka qenë drejtor i Pastrimit të Parave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
Vasilika Vjero është larguar nga Tatimet dhe vendin e saj e ka marrë Enton Duro, i cili ka qenë më herët drejtor në Ministrinë e Financave.
Tjetër lëvizje në administratë është largimi i Valdrin Pjetrit si kreu i Hipotekavë. Ai është emëruar prefekt i Shkodrës.
Lëvizja e Pjetrit vjen pas shkrirjes së Hipotekës dhe ALUIZNI-t në një institucion të vetëm, kreu i së cilës është emëruar Artan Lame. /Hashtag.al