Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protesta e nesërme do jetë madhështore, opozita po përgatitet për zgjedhje të parakohshme


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat deklaroi se protesta e nesërme do jetë po aq madhështore dhe se opozita është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Protesta e nesërme do jetë madhështore sepse problematikat e shqiptarëve shtohen, duke filluar nga faturat e larta, kostot e jetesës dhe papunësia. Protesta nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike, por edhe me protestën ekonomike. Kemi diskutuar me strukturat për t’u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Çdo ditë e më shumë të gjithë po binden se djegia e mandateve ishte për të mirën publike”- u shpreh Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi u shpreh se opozita është duke përgatitur strukturat për zgjedhje të parakohshme dhe paralelisht ka ngritur edhe organet për vetting për kandidatët për deputet brenda partisë që ajo drejton, ku ky organ do drejtohet nga ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Ka filluar puna në të gjithë Shqipërinë. Madje sot një nga vendimet që do të marrim do të jetë edhe grupi i ngritjes së Vetting-ut të kandidatëve, ku në LSI do ta drejtojë zonja Klajda Gjosha, ku kandidatët e LSI-së do të vetohen.

Pra ne vetë do t’iu bëjmë një Vetting për të mos pasur më kandidatë dhe politikanë me të kaluar të errët, me konflikt interesi, e interesat e tyre personale, për të mos përdorur mandatin që i japin qytetarët për interesat e tyre personale. Por për të qenë një mandat që u shërben politikave, që i shërben qytetarëve, shqiptarëve, i shërben zhvillimit dhe rritjes ekonomike në Shqipëri”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *