Një sasi prej rreth 110 kilogramësh drogë është kapur në një makinë që po udhëtontë drejt Igumenicës.
Sipas policisë së vedit fqinj, droga ishte nisur nga Saranda dhe u fut në territorin grek nëpërmjet kufirit të gjelbër mes dy vendeve.
Në prangat e policisë së vendit fqinj kanë rënë dy shqiptarët që ishin në mjet, një 57-vjeçar që drejtonte makinën dhe një 48-vjeçar që ishte pasagjer.
Në makinë gjatë kontrollit u kapën 107 pako ku ishte futur një sasi prej rreth 110 kilogramësh kanabis.