Ministrja Spiropali i ka kritikuar protestuesit jashtë parlamentit pasi nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes personazhit historik të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe filmit rus të shfaqur në televizionet shqiptare.
“Së pari më lejoni të them 2 fjalë për atë që po ndodh jashtë këtyre mureve. Të përdorësh kolonën zanore të filmit Skënderbeu për të goditur me bojë të zezë muret e Ministrisë së Brendshme në një akt të paparë dhe të padëgjuar, askund dhe nga askush, do të thotë që maksimalisht të fyesh kujtimin e heroit tonë kombëtar dhe minimalisht të mos bësh dallimin midis personazhit historik dhe produksionit rus.” – tha Spiropali në hyrje të fjalës së saj.
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, Spiropali e quajti kryeministrin Edi Rama, Skënderbeun që kishte ideuar Shqipërinë europiane.