Vendosni fjalën kyçe....

Burri që u tërhoq zvarrë, me paterica: Më kanë heq kafshatën e bukës! (Video)


Pamjet e një burri në moshë që tërhiqej zvarrë nga policia para Parlamentit bënë xhiron e mediave.

Ai ishte një nga protestuesit dhe ndryshe nga të tjerët është person me aftësi ndryshe, pasi lëviz me paterica.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se ai është Gjergj Çuni nga Shkodra dhe vjen në çdo protestë pasi qeveria Rama i ka hequr pensionin e invaliditetit.

“Zotëria në foto është Gjergj Çuni, është invalid. Sot me një dorë mbështetej në patericë dhe në tjetrën mbante flamurin kombëtar dhe atë të BE. Vjen në çdo protestë sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, bukën e gojës. Por për këtë qeveri dhe Edvin Ramën ky është armiku. Nuk mund të jetë ndryshe.

Për një qeveri që mbështet dhe mbështetet tek krimi dhe oligarkët “armiku” janë qytetarët që nuk çojnë dot bukë në shtëpi tek fëmijët e tyre. Prandaj nuk duhet të lejojmë më që Rama të tërheqë zvarrë qytetarët. Ka ardhur koha që qytetarët ta heqin zvarrë këtë kryeministër bashkë me plehrat e tjera rreth tij.” – shkruan Paloka në statusin e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *