Në një deklaratë të lëshuar nga vet Policia e Kosovës thuhet se, “Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për heqjen nga interneti të pamjeve që lidhen me masakrën ku humbën jetën 50 vetë”.
Në shkresë theksohet ndër të tjera se pamjet e sulmit janë cilësuar “të kundërligjshme dhe të papërshtatshme” sipas ligjeve neozelandeze.
Më 15 mars, 28-vjeçari australian Brenton Tarrant sulmoi dy xhami në Zelandën e Re, duke vrarë me dhjetëra vetë, ndërsa pamjet e aktit të tij ekstrem i transmetoi drejtpërdrejt në rrjetin social, Facebook, i cili më vonë e bllokoi videon.