Hamdi Salihi ka marrë vendimin të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi shkodran i Neustadtit ka zgjedhur që ta bëjë këtë gjë në përballjen e radhës së skuadrës së tij në shtëpi, duke i dhënë fund një karrierë të shkëlqyer që e ka parë protagonist në shumë kampionate dhe me Kombëtaren kuqezi të futbollit, ku në 50 ndeshje shënoi 11 gola.
Hamdi Salihi e nisi karrierën te Vllaznia, por luajti dhe në Amerikë te DC Junajtid dhe në Kinë te Jangsiu Sainty, ndërsa kulmin e karrierës e arriti në Bundesligën austriake me skuadrën e Riedit dhe Rapidit të Vjenës.