Një 18-vjeçar nga Shkodra është vënë në prangat e policisë, pasi disa qytetarë e kanë akuzuar se tregton lëndë narkotike.
Pas informacionit të marrë nga qytetarët, policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin me inicialet G.B, të cilit iu gjetën në çantë 15 doza me kanabis të ndara në qese farmaceutike si dhe një pushkë 10-she.
“Finalizohet një tjetër goditje në fushën e shpërndërjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qyetarët.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe 15 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga poseduesi i tyre.
Nga strukturat e D. V. P. Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga qytetarët se një i ri , kishte një armë zjarri me vete si dhe dyshohet se shpërndan lëndë narkotike, falë ndërhyrjes profesionale dhe në kohë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë ishtetasit G. B. 18 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në një cantë dore 15 doza me lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike një armë zjarri pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.
Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.