Arrestohet një i ri në Tepelenë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. I arrestuari është një 30-vjeçar, Bajram Kanushi nga fshati Amanikaj, në komunën Qesarat Memaliaj.
30-vjeçari dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike të dyshuar si kanabis në fazën fillestare në kubikë, të cilat ishin mbjellë në pyll. Policia ka zbuluar rreth 500 rrënjë kanabis në kubikë, ndërsa dyshohet se ishin të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë veprimtari.