Vendosni fjalën kyçe....

“Bedeli Cakaj lexon sukseset imagjinare të bedelit Rama” – Vasili ironizon dyshen


Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka ironizuar zv.ministrin e Jashtëm Cakaj, i cili lexoi para mediave gjetjet e qeverisë për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas Vasilit, bedeli Cakaj lexoi sukseset imagjinare të qeverisë, ndërkohë që raporti i DASH-it flet qartë për 7 pikat ku qeveria ka dështuar.

“Edi Rama bedel kryeminister lexon Raportin e DASH- it me bedelin Cakaj!!!

Edi Rama tashme bedel kryeminister ka vene te lexoje raportin asgjesues te DASH-it me ane te bedelit Cakaj dhe te dy bedelet bashke lexojne e perfytyrojne suksese imagjinare ?!

Ngjajne te dy bedelet me nje te marrë,qe thoshte me bindje jam Napolon Bonaparti.

Cakaj me nje kurajo te trashe,e lexon raportin shterues te DASH -it aq te qarte ne mendime dhe ne anglishten e tij, me te njejten “qartesi” psiqike sikurse edhe “shqipja” e vete Cakajt.

Per te ndihmuar dy bedelët po ju kujtojme edhe njehere,por kete here me qartesi mendimi dhe me nje shqipe qe nuk çalon se ne te vertete në raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit thuhet pa asnje ekuivok dhe prere se:

1.Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

2. Korrupsioni zyrtar, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

3.Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

4.Për Pastrimin e parave, gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

5.Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

6.Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

7.Shqipëria,shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *