Britania e Madhe sot feston “Ditën e nënës”. Me këtë rast, këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora kanë uruar nënat e tyre përmes dedikimeve në rrjetet sociale. “ Gëzuar ditën e Nënave për heroinën time. Faleminderit që më mësove se shëndeti dhe lumturia janë të parat si dhe që puna dhe pasioni do t’I japin forcë ëndrrave të mia. Të dua!,”-shkruan Dua e cila ka publikuar dy foto në të cilat ajo shfaqet shumë e vogël, kur e ëma ende e mbante në krahë.
Rita gjithashtu ka publikuar disa foto me nënën e saj të cilën e konsideron gruan më të fortë dhe më trimen. “Gëzuar ditën e nënës për gruan më të fortë dhe më trime që njoh. Të dua mami dhe të falenderoj që më ke treguar udhën e duhur në jetën time. Edhe sot e kësaj dite mësoj shumë nga ty dhe po jam unë ajo që po të sheh me frikë në foton e pestë dhe kështu të shoh çdo ditë. Unë jam fëmija e veshur me të verdha,”- shkruan Rita Ora.