Vendosni fjalën kyçe....

Gaz Paja parkon makinën para Teatrit, çfarë i punojnë artistët protestues (FOTO)


Një nga rezistencat më të gjata në vend është padyshim protesta e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, protestë e cila zgjat prej më shumë se një viti. Ditën e djeshme, aktori Gaz Paja i cili ka mbështetur idenë e kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrit, kishte parkuar makinën pikërisht para godinës së Teatrit.

Artistët protestues, i kanë vënë një letër në xhamin e përparmë me mbishkrimin: “Këtu protestohet, nuk parkohet”. Ata i kanë bërë edhe foto të cilat i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shprehen se veprimin e Pajës me parkimin e makinës e konsiderojnë si një akt provokativ.

“Gaz Paja na kishte bërë një provokim sot duke parkuar makinën e tij, aspak modeste, në Sheshin e Teatrit. Ne i lamë një shënim te xhami.”, thuhet në shënnimin e artistëve.

Sipas tyre, kryeqyteti po humbet pak nga pak identitetin e tij për shkak të shembjes së godinave të vjetra që përmbajnë histori, dhe zëvendësimit të tyre me kulla shumë-katëshe. Prej më shumë se një viti, artistët kërkojnë restaurimin e plotë të Teatrit për të ruajtur vlerat historike dhe kulturore, në vend të shembjes së tij.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *