Petrit Vasili ka rikthyer në vëmendje betonizimin e kryeqytetit të vendit, sidomos në vitet e fundit me Erion Veliajn në krye të bashkisë. Vasili ka publikuar dy foto, një të Tiranës së viteve ’90 dhe një të Tiranës sot.
Ish-deputeti i LSI-së thotë se dyshja Rama-Veliaj i vodhën fëmijëve të kryeqytetit parqet. sipas tij betonizimi në Tiranë do të vazhdojë për sa kohë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të jenë në pushtet.
“Betoni i dyshes “mish e thua” Rama- Veliaj, ktheu Tiranen ne nje bunker betoni.
Betoni vazhdon pa u ndalur.
Dhe Betoni pa u ndalur do te vazhdoje, derisa dyshja do te ekzistoje.
Tiranes i vodhen gjelberimin, femijeve parqet, pra qytetareve te Tiranes jeten.
Shihini pamjet se si ka qene Tirana dhe se si e shperfytyruan vandalet e Betonit te rilindjes.
Keto pamje flasin vete.
Te shpetojme Tiranen!!!”, shkruan Vasili.