Një 40-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte në kërkim. Ilir Bajrami është ndaluar nga policia e Shkodrës, pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e nje shtetasi grek në vitin 2001.
Bajrami u ndalua pas një operacioni mes policisë së Shkodrës dhe Interpolit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, në vitin 2001.
Njoftimi i policisë
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Gjurmimi’, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’.