Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët gjermanë takim me Haradinajn: Kundërshtojmë shkëmbimin e territoreve me Serbinë


Dy deputetët gjermane, Peter Bauer dhe Christian Schmidt, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Haradinaj pas takimit me këtë të fundit.

Ata kanë deklaruar se janë si mysafirë në Prishtinë ndërsa kanë theksuar se e mbështesin vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë por kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve, shkruan Lajmi.net.

Jemi këtu si mysafirë në Prishtinë ku jemi pritur në takim nga kryeministri Haradinaj. Nuk është vizita jonë e parë, por një nga të fundit në vendin tuaj. Na kujtohet kur ishim shpeshherë për vizita në Kosovë. Kjo është baza kryesore për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. E falenderojmë Kosovën për mikpritjen e mrekullueshme që i kanë bërë ushtarëve tanë. E mbështesim vazhdimin e dialogut me Serbinë, por e kundërshtojmë idenë e shkëmbimit të territoreve” – deklaruan ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *