Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna në dhomat e zhveshjes, dispilina dënon Tiranën dhe presidentin e Laçit


Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar Tiranën me vendimin e tij pas dhunës në korridoret që të çojnë në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në përfundim të ndeshjes kundër Laçit.

 Përveç sulmuesit Majkëll Ngo dhe trajnerit të portierëve bardheblu, Manuel Egbo, disiplinori ka dënuar edhe skuadrën me katër ndeshje pa tifozëv në fushën e saj.

Ndërkohë, dënime janë marrë edhe për zyrtarët e Laçit, që u përfshinë në sherrin masiv, mes tyre edhe presidentin e klubit Pashk Laska.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
    2. Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
    3. Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
    5. Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
    6. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
    7. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.
    8. KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
    9. Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
    10. Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *