Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: SHISH përgjoi Albert Veliun dhe Agron Xhafajn për 12 ton drogë, por e cilësoi si Agron Hysenin


Ervin Salianji ka nxjerrë të tjera të dhëna rreth dosjes së njohur “Agron Xhafaj” ose ndryshe “Babalja” duke treguar se SHISH dhe prokuroria ishin të parat që vunë në përgjim Albert Veliun.

Sipas Salianjit në përgjimet e SHISH, ka dalë se Agron Hyseni nuk ka lidhje fare me këtë audiopërgjim dhe nuk është Agron Xhafaj.

Ndërkohë që Veliu mbahej nën përgjim pasi nga Vlora do nisej drejt Italisë një ngarkesë me 12 ton drogë.

Para se të vinte tek ne ai ka qenë në polici, ka takuar drejtuesit e policisë që rrinte në telefon me Agron Xhafajn. Sipas tyre drejtori i policisë i sotmi, ishte një mik i Agronit, në këtë kuptim ata kanë shkuar tek prokuroria, kjo e ka mbajtur nënë mbikëqyrje bashkë me SHISH.

Kanë arritur në disa konkluzione që janë të tmerrshme. SHISH e ka mbajtur nën survejim për të kapur 12 ton drogë të Albert Veliut që nisej nga Vlora drejt Italisë.

Dhe SHISH-i i ka dalë në përgjime që Albert Veliu flet me një person që e ka emrin Agron. Këtu ka implikim dhe të SHISH, që thotë se kam kërkuar në regjistrin e të dhënave tona dhe na ka dalë Agron Hyseni.

Këta e kanë shmangur qëllimisht, pasi Agron Xhafaj njihej zyrtarisht me emrin Geron. Agron Hyseni është marrë në pyetje dhe thonë që nuk ka asnjë njohje me Albert Veliun, nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka folur kurrë.

Është një qytetar që ka qenë në punë të vetë. Para se të shkonin tek Alizoti këta shkuan tek një Agron tjetër. Akt-ekspertimi thotë se krahasimi i Agronit, këtij që kemi publikuar ne dhe Agron Hysenit vërehen ndryshime të rëndësishme”- deklaroi Salianji

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *