Numri katër i tensit botëror për meshkuj, Roger Federer, është fitues i turneut prestigjioz Miami Open me një fitore 2:0 në sete, 6-1, 6-4 ndaj mbrojtësit të titullit nga viti i kaluar, John Isner.
Zvicerani 37-vjeçar shënoi titullin e katërt në Miami Open në karrierën e tij, njëherësh të 28-tin në turnetë Masters dhe të 101-tin në përgjithësi, nga të cilët 20 tituj janë Grand Slam.
“Ishte një udhëtim super i gjatë për mua”, tha Federer pas fitores.
Në setin e dytë, Isner mori një trajtim në këmbën e tij të majtë.
“Më vjen keq për këmbën tuaj”, i tha Federer Isnerit pas ndeshjes.
Amerikani Isner uroi Federerin për triumfin në Miami Open.
“Ishit shumë më i mirë sot, ishit dominues gjatë tërë turneut, ashtu siç jeni dominues gjatë gjithë karrierës suaj”, deklaroi Isner pas përballjes.