Vendosni fjalën kyçe....

Çifti nga Berati dhunohen barbarisht në sy të fëmijëve


Dy bashkëshortët Festim dhe Elida Selika janë rrahur me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona që kishin shkuar për një sqarim.

Një çift nga Berati janë dhunuar në sy të fëmijëve të tyre, të moshës 3 dhe 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjeroven të Njësisë Administrative Velabisht, ku në banesën e dy bashkëshortëve Festim dhe Elida Selika kanë shkuar tre persona për sqarim.

Ata e kishin parë kryefamiljarin Festim Selika duke pirë kafe në një lokal në fshatin Velabisht me nipin e tij, me të cilin ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm.

Për shkak të kësaj, ata i kanë kërkuar llogari Festimit se pse po pinte kafe me të. Në debat e sipër ata kanë qëlluar disa herë në kokë Festimin, i cili ka rënë pa ndjenja. Pasi ka ndërhyrë gruaja e tij, Elida ata e kanë goditur edhe atë me gur në kokë dhe pasi e kanë përplasur disa herë në mur, e kanë qëlluar me shkelma e grushta në trup.

Elida ka njoftuar policinë menjëherë sapo tre agresorët janë larguar. Ata janë dërguar me hematoma të shumta në Spitalin Rajonal të Beratit.

Gruaja ka marrë 3 çarje të thella në kokë dhe plagë të shumta në trup, ndërkohë që bashkëshorti i saj është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Duke qenë se tre sulmuesit nuk janë arrestuar akoma, çifti Selika shprehen se ndihen të kërcënuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *