Vendosni fjalën kyçe....

Të dy lakuriq në sauna, polici suedez arreston të arratisurin që e kishte ngjitur


Kishte shkuar për sauna, por një polic nga Stokholmi nuk iu shmang dot detyrës as kur ishte jashtë orarit të punës.

Kjo sepse ngjitur me të ka njohur një person të shpallur në kërkim për trafik droge. Sikurse shkruan “BBC“, ndërkohë që të dy ishin lakuriq, polici e ka arrestuar të arratisurin.

Në një njoftim, policia e qarkut Rinkeby e vlerësoi policin për vigjilencën pavarësisht nga nxehtësia në sauna.

“Ne jemi kudo, edhe nëse nuk na sheh, ne jemi atje”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i të shumëkërkuarit, ishte i rrezikshëm, pasi ai ishte shpallur fajtor edhe për tentativë sulmi.

“Është më e lehtë të veprosh kur ke kolegët me ty dhe pajisjet e tua”, tha zëvendëskryetari i policisë, Christoffer Bohman.

“Rastësisht dhe mjaft zbavitëse, ata të dy e njohën njëri-tjetrin në saunë”, citohet Bohman.

Menaxheri i saunas tha për gazetarët se kur polici e pa të arratisurin iu afrua dhe i tha të mos linte asnjeri të hynte dhe të dilte, kërkoi përforcime dhe e mori atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *