Vendosni fjalën kyçe....

1800 gra filmohen fshehtas të zhveshura në spital: U poshtëruam!


Një spital i San Diegos ka filmoi fshehurazi rreth 1.800 gra në momentet kur ato po zhvisheshin, lindnin apo iu nënshtroheshin procedurave gjinekologjike duke përdorur kamera të fshehta.

RT” shkruan se 81 nga këto gra kanë ngritur padi ndaj spitalit Sharp Grossmont, që nuk i ka mohuar akuzat. Përkundrazi, drejtues të spitalit kanë pranuar vendosjen e tre kamerave të fshehta në sallat e operacionit në qendrën e shëndetit të grave në El Cajon, në mes të korrikut 2012 dhe qershorit 2013.

Kamerat e aktivizuara me lëvizje filmuan gratë që lindin, hynin në histerektomi, sterilizimet dhe procedurat e abortit.

“Kamerat  kanë filmuar fytyrat e këtyre grave dhe zonat e tyre më të ndjeshme gjenitale”, thotë padia e paraqitur në Gjykatën Supreme të Kalifornisë.

Spitali tha se i kishte vendosur kamerat si pjesë e një hetimi nëse një punonjës po vidhte një medikament.

“Qëllimi i tre kamerave ishte sigurimi i pacientit duke përcaktuar shkakun e mungesës së ilaçit”, tha një nga zyrtarët e spitalit i cili shtoi se s’mund të fliste më shumë për çështjen për shkak të hetimeve.

Spitali gjithashtu akuzohet se është treguar “neglizhent” në ruajtjen e regjistrimeve, të cilat u mbajtën në kompjuterët e spitalit dhe ishin të aksesueshme për shumë njerëz, duke përfshirë personelin jo mjekësor.

Gratë akuzojnë spitalin se nuk ka arritur të kujdeset se “kush mund ti shohë regjistrimet, pse, apo kur”.

Padia pretendon se paditëset  kanë përjetuar “ankth, tmerr, poshtërim, turp, zhgënjim dhe depresion” pasi kanë marrë vesh se janë filmuar.

Avokatët e tyre po kërkojnë dëmshpërblim për cënimin e privatësisë, neglizhencës, regjistrimin e paligjshëm.

Patrick Sullivan, mjeku anesteziolog i cili zbuloi kamerat e fshehura, paditi spitalin në vitin 2017, duke pretenduar se i kanë bërë presion të jepte dorëheqjen.

Sullivan i vuri re për herë të parë pajisjet në mars 2013, kur pa një kamera të vogël te një monitor kompjuteri. Më vonë ai gjeti dy kamera të tjera në dhoma të ndryshme operative.

Kur iu drejtua drejtoreshës së Qendrës së Grave, ajo i tha se nuk ishte “e lirë ta diskutonte këtë me të”. Ai shprehu kundërshtimin e tij dhe sëbashku me kolegë të tjerë filluan të mbulonin lentet e kamerave përpara operacioneve.

Kamerat u hoqën, por Dr.Sullivan tha se në janar 2016 ai vuri re se tre kamerat ishin kthyer, së bashku me kamera shtesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *