Vendosni fjalën kyçe....

Që i vogël nuk qeshte asnjëherë, dentisti i bën surprizën që s’ia merrte kurrë mendja (VIDEO)


Që i vogël, Dillon Moore nuk kishte qeshur kurrë pa vënë duart përpara gojës për shkak të dhëmbëve të tij të dëmtuar.

Mirëpo dentisti Kenny Wilstead i ka bërë atij surprizën që do t’i ndryshojë jetën.

Wilstead kishte parë në fotot e “Facebook”-ut se Moore nuk qeshte asnjëherë, dhe kur një vit më vonë ai la takim për të hequr një dhëmb, mendoi t’i bënte një dhuratë duke e transformuar totalisht.

Nën efektin e ilaçeve, Moore nuk ndjente asgjë dhe po habitej se si heqja e një dhëmbi të vetëm po zgjaste aq shumë, por kur pa veten në pasqyrë ai s’mund t’i besonte dot syve. Lotë gëzimi!

“Nuk mendoj se do ta kem problem të qesh tani. Nuk kam qeshur qëkur isha fëmijë, pa vendosur dorën përpara gojës.”

“Po mendoja pse po duhej aq shumë kohë për të hequr një dhëmb. S’mund ta dalloja ku po punoje. S’ndjeja asgjë”,  i tha Moore dentistit.

E nëse mendoni se Moore ka paguar para e keni gabim, e gjithë ndërhyrja ishte falas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *