Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi të martën se dëshiron t’i kërkojë krerëve europianë një shtyrje të re të Brexit, sado e shkurtër të jetë dhe se do të marrë fund kur parlamenti të ketë miratuar një marrëveshje për ndarjen.
“Kryeministrja konservatore i kërkoi gjithashtu liderit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn që të ulet me atë për t’u përpjekur të gjejë një plan që mund të kalojë votimin në Parlament”, gjatë një deklarate të shkurtër për median nga kryeministria në përfundim të një mbledhje maratonë prej shtatë orësh të këshillit të ministrave.