Vendosni fjalën kyçe....

Nis me përplasje protesta e opozitës, qytetari: Kjo është policia e les*it! (FOTO)

Ka nisur me tensione protesta e opozitës. Policia ka bllokuar hyrjen nga pedonalja, ku ishte caktuar të bëhej mbledhja e protestuesve të opozitës, mes të cilëve edhe banorë të Unazës së Re.

Protestuesit dhe policia janë shtyrë me njëri-tjetrin, pasi qytetarët nuk lejohen jo vetëm te pedonalja, por as te Bulevardi.

“Këtu jam në rrugë, nuk kam kaluar perimetrin tuaj të sigurisë.

Shiheni mirë, kjo është policia e leshit, policia që ne duam. Të njëjtën gjë bënë dhe me djalin tim këta. Jemi në Bulevard, do kalojmë si qytetarë. Të lutem hiqi duart ose do ta kesh personale me mua”, tha një nga protestuesit.

Policët kanë dalë përtej rrethimit me bordura, duke krijuar një tjetër perimetër të sigurisë në mes të Bulevardit. “Bulevardi nuk është as i juaji, as i deputetëve, por i qytetarëve”, tha një prej qytetarëve.

“S’ju vjen turp! Ky është shtetrrethim”, tha një tjetër.

Drejtimin e protestës, kryedemokrati Lulzim Basha ia ka lënë Forumit Rinor të PD-së pasi vetë ndodhet jashtë vendit./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *