Vendosni fjalën kyçe....

Mbeti i paralizuar nga plagosja me thikë, thirrja e 13-vjeçarit: Ta arrestojnë sulmuesin!


Më 25 shkurt, 13-vjeçari Klaudian Çupi mbeti i plagosur pas sherrit që pati me një 16-vjeçar në qytetin e Durrësit. Prej më shumë se një muaj, adoleshenti gjendjet në shratin e spitalit për shkak se nuk lëviz dot. Klaudiani ka mbetur i paralizuar nga plaga që ka marrë.

Por përveç kësaj, familjarët e tij ankohen se ndaj 16-vjeçarit S.Kika që i plagosi të birin nuk është marrë asnjë masë por endet rrugëve i lirë. Sipas tyre, as familja e djalit dhunues nuk janë interesuar për gjendjen shëndetësore të Klaudianit.

“Djalin e kam të paralizuar në gjendje të rëndë. Gjykata e ka dënuar në burg. Por e kanë liruar. Tani unë kërkoj nga shteti drejtësi. Djali është në gjendje të paralizuar. E ka parë djali i madh. Me tha se kanë nxjerrë nga burgu.  Nuk kanë ardhur familja e tij. S’kemi bërë asnjë marrëveshje, asnjë gjë.” tha babi i Klaudianit, Pashk Çupi në një prononcim për FaxNeës, i cili shtoi se i ka kërkuar edhe kryeprokurores Arta Marku, arrestimin e 16-vjeçarit.

Vetë Klaudiani tha se kërkon që dhunuesi i tij të arrestohet.  “Kur mbaruam shkollën ai më përplasi dhe më shtyu dhe më pas nuk mbaj mend më gjë. Kam thirrje që ai të rikthehet në burg, më ka thënë vëllai i madh që e ka parë duke dalë xhiro”, shprehet Klaudiani.

 “Unë i lutem shtetit që të ketë drejtësi, jemi me shpresa që do të ketë një përmirësim që të ecë me këmbët e veta. Unë për vete s’kam dal nga shtëpia që prej ditës që dolëm nga spitali. Sikur të kishin goditur një zogë pule dhe jo një njeri, nuk na ka ardhur asnjë njeri që ta shohin fëminë me sy”, tha mamaja e 13-vjeçarit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *