Vendosni fjalën kyçe....

“Akciza më e shtrenjtë sesa nafta” – Fermeri ka një pyetje për politikanët: Dua përgjigje!


Vazhdojnë protestat në të gjithë Lushnjën. Fermerët në Myzeqe janë futur në grevë kundër akcizës së naftës. Ata shprehen se nuk e paguajnë dot naftën, në një kohë kur akciza është më e shtrenjtë sesa vetë nafta.

“Kjo është një pyetje dhe dua përgjigje. Keni premtuar uljen e taksës për naftën. Sa premtime keni bërë? Sa i keni mbajtur premtimet? Po ju them unë dhe gjithëe pjesëmarrësit në këtë grevë, erdhi fundi juaj. Jo fundi juaj, fundi i gënjeshtrave tuaja. Fundi i mashtrimeve tuaja, që vini duke na premtuar për çdo fushatë uljen e çmimit të naftës. Ju bëj thirrje, ju klasës politike, sa nuk është vonë. Ne fermerët kemi familjet tona por mos harroni se në sajë tonë punojnë edhe fermerët e tjerë që merren me misrin, edhe tregtarët e tjerë të plehrave që pasurohen dita ditës.

Akciza më e shtrenjtë sesa vlen çmimi i naftës! Ju lutem ku jetojmë?!

Lundrojmë mbi naftë dhe kemi çmimin më të shtrenjtë në rajon të naftës. Unë si fermer nuk e paguaj dot akcizën aq sa është çmimi i naftës.”, tha një prej fermerëve protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *