Vendosni fjalën kyçe....

“Dikush që nderon Karl Marksin, s’mund të më japë leksione mbi ksenofobinë” – Orban i përgjigjet Junkerit


Viktor Orban ka hedhur poshtë pretendimet e Jean-Claude Juncker se ai është racist, duke thënë se paraqitja e kreut të Komisionit Evropian në një ceremoni në nder të Karl Marx nuk i jep atij të drejtën për të ligjëruar ndaj të tjerëve lidhur me ksenofobinë.

Kryeministri hungarez iu përgjigj komenteve të bëra nga Juncker në televizionin italian të dielën lidhur me përplasjet e vazhdueshme mes palëve. Juncker tha se ndërkohë që ai nuk i bëhej shumë vonë për vendosjen në tabela që kritikonin Bashkimin Europian nga ana e partisë së Orban, ishte i shqetësuar se para zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, partia e Orban po shfaqte ksenofobi dhe armiqësi ndaj të huajve.

Duke iu referuar pretendimeve të Juncker, Orban i tha medias lokale: “Dikush që zbuloi një statujë të Marx nuk duhet të jepte leksione për ksenofobinë”, duke shtuar se “mjeshtri i ksenofobisë” nuk ishte tjetër veçse Karl Marx.

Referimi i tij ndaj Marx-it i referohet serisë së ekspozitave të dedikuara filozofit gjerman për 200 vjetorin e tij në vitin 2018 në qytetin e Marx-it në Trier. Festimet u hapën nga Juncker, ku përfshihej zbulimi i një statuje të madhe prej bronzi të Marx-it të dhuruar nga Kina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *