Ish-deputetja e Albana Vokshi ka reaguar ndaj deputetes Rudina Hajdari e cila kërkoi ditën e sotme 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e demokracisë.
Vokshi e ka quajtur turp kërkesën e saj për ata që urdhëruar vrasjen sipas të dëshmorëve të vrarë në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër.
“Turp të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!
Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurimsa, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh.
Ndaj është detyre e gjithë secilit prej nesh të çojme deri ne fund amanetin e tyre”-shkruan Vokshi, në Facebook.