Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë dy presidentët e klubeve sportive të Tiranës dhe Laçit, të cilët janë përfshirë në përplasje fizike me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme tek sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, të proceduarit janë Refik Halili dhe Pashk Laska.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal”- njofton policia.