Interi e ka rikthyer në festë takimin e “Marasit”, teksa kanë fituar me “poker” golash 4-0 Genovën.
Rikthimi i Mauro Icardit në majën e sulmit transformoi zikaltërit, të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës pas 15 minutash lojë.
Ishte Roberto Gagliardini ai që realizoi, për t’i hapur udhë golit të Mauro Icardit. Pasi fitoi një penallti, duke detyruar Romeron që të largohet me karton të kuq, argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metra larg.
Me rikthimin në fushë, ishte radha e Ivan Perisic për të gjetur fundin e rrjetës, ndërkohë që “pokeri” u mbyll nga ai që e hapi, Gagliardini.
Kjo fitore i ngjit zikaltërit në vendin e 3-të të klasifikimit me 56 pikë. Ndërkohë, Gjenova mban vendin e 12-të me 33 pikë.