Qytetarët e Chicagos në SHBA, kanë zgjedhur për kryetare të bashkisë një grua me ngjyrë dhe lesbike.
Lori Lightfoot, u zgjodh kryetarja e qytetit i cili njihet edhe mjaft problematik për shkak të numrit të lartë të krimeve.
Lori Lightfoot fitoi garën elektorale në këtë qytet, duke u bërë kështu qyteti më i madh amerikan që zgjedh një lesbike për kryetare.
Lightfoot nuk ka qenë e përfshirë në politikë më parë, dhe asnjëherë nuk ka pasur post politik. Ajo u konsiderohet si një person e cila premtoi luftimin e krimit në qytet, që në fakt është në përmasa shqetësuese.
“Sot ne bëmë më shumë se histori, në krijuam një lëvizje për ndryshim” tha Lightfoot në takimin e saj me mbështetësit, raportojnë mediat amerikane.
Chicago është qyteti amerikan me shkallën më të lartë të krimit si shkak i bandave që operojnë në këtë qytet të madh amerikan.