Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos firmos divorcin, i jep MacKenzie-t 35 miliardë dollarë duke e bërë gruan e 3-të më të pasur në botë


Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie kanë firmosur më në fund marrëveshjen e divorcit, nga e cila kjo e fundit përfiton rreth 35 miliardë dollarë.

BBC” shkruan se zonja Bezos do të mbajë 4% të aksioneve të Amazon-it në internet, të cilin burri i saj e themeloi prej 25 vjetësh.

Nga ana tjetër ajo do të heqë dorë nga interesat e saj në gazetën “Washington Post” dhe firmën e udhëtimit hapësinor të Bezos-it “Blue Origin”.

Kjo marrëveshje divorci thyen një rekord të mëparshëm prej 3.8 miliardë dollarësh të vendosur nga tregtari i i veprave të artit, Alec Wildenstein dhe gruaja e tij Jocelyn.

Zonja Bezos ishte ajo që e bëri publik njoftimin në rrjetet sociale ku deklaronte: ” Jam mirënjohëse që përfundova procesin e prishjes së martesës sime me Jeff, me mbështetjen e  njëri-tjetrit.”

Para kësaj marrëveshjeje, Jeff Bezos kishte 16.3% të aksioneve në Amazon. Ai do të mbajë vetëm 75% të këtyre, por MacKenzie Bezos ia ka transferuar të gjitha të drejtat e saj të votës atij.

Çifti, i cili ka katër fëmijë, kanë qenë bashkë që para se Bezos të themelonte Amazonin në vitin 1994 dhe MacKenzie ishte punësuar si një nga anëtaret e para të stafit të firmës.

Sipas revistës “Forbes“, MacKenzie tani mund të quhet gruaja e tretë më e pasur në botë. Pasi 4% i aksioneve të Amazon që ajo mori i japin asaj më shumë se 35 miliardë dollarë.

Po ashtu ajo do të renditet si personi i 26 më i pasur në botë,  përpara Phil Knight të firmës “Nike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *