Vendosni fjalën kyçe....

Gënjeu policinë, analiza e ADN-së nxjerr zbuluar të riun që tha se ishte fëmija i rrëmbyer para 7 vitesh

I riu i cili deklaroi se është Timmothy Pitzen, që u zhduk 7 vite më parë pas vetëvrasjes së nënës së tij, nuk është vërtetë timmothy Pitzën. Për më tepër nuk është as 14-vjeç por 23.

Analizat e ADN-së e zbuluan mashtruesin se ai quhet Brian Michael Rini, dhe ka një dosje të mëparshme penale.

CNN” shkruan se Michael Rini u tha policëve se ai ishte 16-vjeçari Timmothy Pitzen dhe se u kishte shpëtuar dy rrëmbyesve të tij të cilët e mbanin peng në një hotel në Ohio.

Deklaratat e tij të rreme shkaktuan edhe një herë dhimbje për familjarët e fëmijës së zhdukur, që tani duhet të ketë mbushur moshën 14-vjeç.

“Jemi të shkatërruar Është sikur po rijetojmë për herë të dytë ato ditë përsëri. Babai i Timmothy-t është shkatërruar edhe njëherë”, tha halla e djalit të humbur, Kara Jacobs.

“Ashtu jemi edhe ne”, tha gjyshja Alana Anderson.

Gati 8 vite më parë, Timmothy dhe mamaja e tij nisën një udhëtim dhe nëna e regjistroi djalin në shkollë. Tre ditë më vonë, trupi i nënës u gjet në një dhomë hoteli në Rockford, Illinois. Ajo ishte vetëvrarë duke lënë prapa një shënim se djali i saj ishte me njerëz që e duan.

“Nuk do ta gjeni kurrë,” thuhej në shënim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *