Udhëheqësi i partisë Lega të Italisë, Matteo Salvini, ka takuar shefin e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen, për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme të BE.
Dy politikanët e krahut të djathtë u takuan në Paris të premten, kur Salvini ishte në Francë për të takuar ministrat e brendshëm të G-7
Le Pen dhe Salvini – të cilët janë aleatë të vjetër në nivel të BE – kishin një “takim të përzemërt”, sipas medias lokale. Të dy diskutuan zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, të cilat do të fillojnë më 23 maj.
Ndërsa disa detaje të takimit janë bërë publike, nga Le Pen dhe Salvini përmes Twitter , duke postuar një foto të tyre së bashku dhe duke treguar vendosmërinë e tyre të përbashkët përpara zgjedhjeve.
“Jemi gati së bashku me Matteo Salvinin për të fituar zgjedhjet evropiane më 26 maj“, shkroi Le Pen.
Salvini, nga ana tjetër, tha se të dy po kërkojnë të sjellin anëtarë të rinj në aleancën e tyre dhe të ndihmojnë “të sjellin një sens të përbashkët në Evropë”. Pas bisedimeve, politikani italian ngacmoi gjithashtu një tubim të planifikuar nga partitë e krahut të djathtë nga e gjithë Europa përpara zgjedhjeve.
“Ne jemi duke përgatitur një ngjarje madhore për Evropën e 30 viteve të ardhshme në maj në Itali, ku do të ftojmë të gjitha lëvizjet evropiane që janë alternativa ndaj sundimit të socialistëve dhe Partisë Popullore Evropiane të viteve të fundit“- u tha Salvini gazetarëve.