Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ndaj Ramës s’është më luftë politike, por e qytetarëve për mbijetesë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se LSI dhe PD do futen së bashku në zgjedhje nëse do ketë të tilla të parakohshme parlamentare.

Në intervistën e dhënë në emisionin Repolitix, kryetarja e LSI-së preku një numër të madh çështjesh të cilat shqetësojnë shqiptarët.

Ajo tha se vendi është prej kohësh në një krizë të thellë institucionale, ekonomike e politike dhe se vetëm largimi i Edi Ramës i hap rrugën fillimit të zgjidhjes së problemeve dhe rikthimit të normalitetit.

Pjesë nga intervista e Kryemadhit

Znj. Kryemadhi, ju keni nisur një tur takimesh ku jeni fokusuar kryesisht në rrethe me grupe interesi, jeni duke takuar fermerë. Janë këto takime në funksion të zgjedhjeve lokale apo në funksion të zgjedhjeve të parakohshme? Çfarë takimesh janë këto?

Këto janë takime që janë në funksion të evidentimit të problematikave që ka sot bujqësia shqiptare që për hir të së vërtetës ashtu sikurse është sot ky sektor është e gjithë Shqipëria. Kemi evidentuar problemet e studentëve. Gjithë muaji dhjetor – janar ka qenë evidentimi i problemeve të tyre.

Edhe sot e kësaj dite studentët nuk kanë asnjë nga ato tetë pikat e tyre të zgjidhura. Kemi evidentuar gjatë gjithë kësaj kohe problemet me taksat e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe absolutisht asgjë nuk është zgjidhur. Ndërkohë është bujqësia që ka 22 për qind të GDP-së në buxhetin e shtetit.

Pra 22 për qind e buxhetit të shtetit mbushet nga të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria. Dhe ajo që unë kam konstatuar në gjithë këto ditë, pra janë rreth 4-5 ditë që i kam rënë Shqipërisë kryq e tërthor dhe do të vazhdoj ta bëj, sepse në zona të ndryshme ka probleme të ndryshme, pavarësisht se në thelb është e gjithë skema e bujqësisë në këto dy vjet është përkeqësuar. Nuk mund të them që në kohën që drejtonim ne në bujqësi është bërë shumë, por nuk mund të them as që nuk është bërë asgjë.

Në kohën e Partisë Demokratike ka pasur subvencione me një buxhet rreth 20 milion euro, në kohën tonë kryeministri Rama e uli buxhetin nga 20 milion në 8 milion euro për fermerë dhe sot është 3.5 milion euro. Dhe nga ana tjetër mund të themi që gjatë kohës që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI-a, në vitin 2017 bujqësia i solli 50 milion euro plus buxhetit të shtetit, ndërkohë që sot bujqësia është minus 3 milion euro.

Pra, në këto dy vjet që kur ka ikur LSI-a, marketi ose tregu i bujqësisë i ka humbur 53 milion euro fermerëve shqiptarë, blegtorëve shqiptarë. Dhe ajo që kam vënë re është mashtrimi që bëhet, kërcënimi që u bëhet fermerëve, vjedhja që u bëhet nga shteti, sepse fermerët duhet të rimbursohen, ata që janë me NIPT dhe asnjë fermer, ku në Shqipëri janë me mijëra, sot Drejtoria e Tatimeve nuk iu rimburson 20 për qindëshin. Nuk ua rimburson grosistëve të mëdhenj e jo më një fermeri të thjeshtë.

Dhe këto janë me miliona euro, të cilat janë para që rrisin automatikisht koston e shërbimit dhe të prodhimit për fermerët dhe blegtorët. Nga ana tjetër ky 20 për qindësh në vend që të shkojë në xhepin e fermerëve që të ketë ushqim për fëmijët dhe mundësi për t’i shkolluar ata, shpërndahet në mënyrë krejt të padrejtë nga Tatimet.

Le të mos flasim pastaj që nuk do më njeri të punojë në bujqësi sepse është profesioni më i vështirë dhe sot më mirë pemëtaritë apo në stallat e Greqisë apo Italisë sesa në Shqipëri sepse për çmimin sesa mua më del kostoja e qumështit ti ma merr më lirë. Pastaj tallet edhe ministri me paturpësinë më të madhe dhe u thotë që: unë do të rimbursoj 10 lekë për litër, kur kjo bie që ti të kesh mbi 10 lopë që të rimbursohesh.

Kështu që, bujqësia shqiptare sot ka një problem shumë të madh. Sikur të jesh ti fermeri më i madh, sot bujqësia ka një problem shumë të madh dhe ne harrojmë dhe merremi me demokracinë e madhe që ka vlerë, por ajo që unë shikoj dhe ndjej atje është aq e tmerrshme situata atje saqë fermerët në Lushnjë kur i shikon thua pse i derdh sepse është djersa jote, por kanë shumë të drejtë sepse revolta është shumë e madhe.

Ju bëni shumë mirë që merreni, ata që na shikojnë mendojnë se ky vend nuk qenka në krizë siç e paraqet opozita, apo ndoshta mos mendon se po futet në sistem LSI duke menduar për një sektor që e ka pasur për zemër dhe e ka drejtuar?

Ne fakt kriza ka filluar në shtëpitë e shqiptarëve, disa vite më parë që në fillimet e mbylljes së kanabisit, tashmë kanë filluar të marrin sera me qera, që të mos fotografohen nga helikopterët e antidrogës italiane, sera të tëra po merren me qera nga grupe kriminale të cilët janë në bashkëpunim me policinë, me inspektorët e terrenit dhe me qeverinë.

Kanabisi ka momentin tani, parcela të tëra që po mbillen në Tepelenë, në Gjirokastër dhe në zona të tjera dhe që është një histori tjetër kjo, por që po të ketë dëshirën e mirë policia dhe të mos merret me dhënien me qera të policisë së shtetit, por të merret me verifikimin e kësaj do të ishte shumë më mirë, do ti krijonte një mundësi për të larë fytyrën që i është nxirë tashmë, nga përdorimi i policisë në funksion të bandave dhe krimit të organizuar dhe të dalim tek kriza tani.

Kriza ka filluar tek shqiptarët që në mbjelljen e parcelave, më pas me rënien ekonomike, më pas me rënien e sistemit, më pas me dështimin e reformave që nisën në Shqipëri, me të ashtuquajturën Rilindja e madhe, që sot çfarë kemi? Një ekonomi të kapur, një shtet të kapur, një drejtësi të rrënuar, e cila nuk lejon të eci përpara ajo e cila është më e rëndësishme, sepse është akuzuar opozita që nuk lejon drejtësinë, por opozita nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka patur asnjëherë asgjë në dorë.

Unë do ti referohem një deklarate të shoqërisë civile, që për hir të së vërtetës ajo që të bën përshtypje është që ishte dhe fondacioni për Shoqëri të hapur që ka qenë një nga hartueset kryesor të Reformës në Drejtësi, por kanë qenë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike, Qendra për Studimit Gjeografik dhe të Qeverisjes dhe me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, për Reformën në Drejtësi thotë se po zhvillohet me hapa shumë të ngadalta, përveç ritmit të ulët konstatohet koordinimi i pamjaftueshëm ndër institucional, si dhe në disa elemente ku problemet janë në nivelet e transparencës, përsa i përket procesit të Vettingut, vetëm 15% e tyre janë vettuar, e di çfarë do të thotë 15%, që Komisionit të Vettingut duhej ti kishte mbaruar mandati tani.

Procesi i ngritjes së institucioneve të reja, SPAK-ut i kanë kaluar afatet kohore ligjore, në bazë të së cilës duhej të ngriheshin brenda 2 muajve nga KLGJ dhe KLP. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga ngritja e tyre, ende nuk ka asnjë informacion.

Kjo është vonesa jo se po shkon keq reforma…

Po kjo është vonesa, të kesh pandëshkueshmëri të lartë. Vonesa do të thotë që Prokuroria e Krimeve të Rënda të merret me dosjet 184 dhe 339, se kjo është vonesa që të bëj zgjedhjet unë dhe ti vjedh dhe një herë dhe pastaj hajd se flasim. Opozita punën me reformën në drejtësi e ka mbyllur me votimin e 7 ligjeve, ku PD votoi vetëm ligjin për Vettingun, ne si LSI votuam 7 ligjet me sy mbyllur dhe me gojë mbyllur.

Jeni penduar që i keni votuar ato ligje?

Unë po sepse ja ku jemi sot. Problematikat që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta. Çfarë ka ndodhur? Po të kishim reflektuar me ligjet e Reformës ne Drejtësi, po themi propozimet e PD-së, sot ne do të kishim një SPAK të ngritur, do të kishim Byro hetimi të ngritur, do të kishim dhe një komision vetting që do të kishte mbaruar vettingun e gjyqtarëve.

Nuk do të ishim sot në kushtet ku jemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Gjykatë Kushtetuese i përket politikës dhe shumë mirë ia bëjnë politikanëve tanë ku jam dhe unë i lanë pa Gjykatë Kushtetuese dhe ashtu le të hanë kokat me njëri tjetrin.

Po çfarë faji ka qytetari që është pa gjykatë të Lartë që duhet të presë dhe 8 vite të tjera për një padrejtësi që duhet ta zgjidhë në Gjykatë të Lartë dhe ja ku është drejtësia e munguar.

Ju keni bërë që reformat te ecë me miratimin e 7 ligjeve…

Këtu ka një problem tjetër. Që pas përgjigjes për vettingun dhe PD-ja e ka votuar, por për procesin e KLP dhe KLGJ, Gjykata kushtetuese ka dhënë vendime. Mos harroni që në Shkurt kemi dhënë 2 amendamente, ia kemi propozuar mazhornacës, në mënyrë të tillë për të zhbllokuar funksionim e KLP dhe KLGJ.

Edhe pse sot KLP dhe KLGJ janë për veten e tyre dhe kur të krijohet një Gjykatë Kushtetuese do të shikojmë nëse është e ligjshme apo e pa ligjshme. Ajo çka unë dua të them është se 7 ligjet është i gjithë procesi, pra ligjet, të cilat i kapi mazhoranca se PD-ja kërkonte moskapjen e Reformës në Drejtësi. Kapja e Reformës në Drejtësi ndodh për ato vende ose për rata që duan të kthejnë vendin e tyre në diktaturë.

Sot nuk ka asnjë deklaratë nga ndërkombëtarët që thotë se është e kapur Reforma në Drejtësi.

Ka një problem Denis, që të mos harrojmë që ndërkombëtarët dhe sidomos BE-ja mund të kenë harxhuar mbi 40 milion euro për Reformën në Drejtësi që janë bërë me grupe e me të gjitha dhe të mos harrojmë në këto 5 vite kanë mashtruar veten e tyre. Pra teknikë, burokrat, të cilët janë si puna jonë që flasim sot për Roskovecin siç tha Kryeministri që është Toskana.

Ju surprizoi kjo deklaratë e Ramës?

Nuk më surprizon ai mua se ai nuk është më në habitatin e vetë, ai ka dalë jashtë habitatit njerëzor. Ai është në një habitat që jeton në një realitet tjetër me veten e tij dhe njerëzit e tjerë jetojnë në një realitet tjetër. Dhe po të shkosh sot në Roskovec do shikosh që jo vetëm Toskana nuk është por një popull që jeton në grabitjen, në nënshtrimin, nën dhunimin dhe nën presionin e një grupi kriminal që drejtohet nga një Kryetar Bashkie që duhet të ndiqet në SHBA për pastrim parash.

Shikoni krushkun e zonjës që është Kryetare Bashkie si i shkojnë paratë në llogarinë bankare. Amerikanët kanë një gjë tjetër, në momentin që të bëhen shumë paratë ti marrin pastaj. E ka provuar Edi Rama dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë të të sekuestrojnë paratë në Amerikë.

Pra ende po grumbullon dhe në një moment do vij dita t’ia marrin paratë?

Të jeni të bindur që SHBA janë një institucion që nuk funksionojnë nga individët. Në Shqipëri mund të funksionojë por në Amerikë nuk do t’ia dijë njeri nëse je President, nëse je Sekretar Shteti, nëse je Kryeministër, nëse je agjent i FBI i DEA-s apo ça të duash. Në momentin që cënon sistemin e SHBA je zero dhe je i barabartë përpara ligjit.

Znj.Kryemadhi, dua tu pyes për këtë fushatë protestash. E radhës do të bëhet në 13 prill. A e kanë arritur qëllimin këto protesta? Lufta vazhdon apo ka mbaruar?

Lufta akoma nuk ka filluar Denis. Nuk është më luftë politike tani, është luftë mbijetese. Janë qytetarët përballë krimit. Nuk është një lojë. Tani është përballë populli që ose do të mbijetojë dhe do të mbajë fëmijët e tij këtu ose do të iki. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë ngritur plaçkat dhe kanë ikur nga Shqipëria.

Unë kam qenë në Kala të Dodës në Radomirë dje. E gjithë komuna ishte e zbrazur ishte vetëm një djalë i cili nuk ikte dot se kishte ex puls. Dhe atje nuk kishte më njëri tjetër. Kur ndërkohë mos të harrojmë që baxhot dhe blegtorët të asaj zone janë. Nga 80 mijë krerë që kanë pasur para disa viteve tani kishin ngelur 1 mijë që do shiteshin muajin që vjen.

Sepse nuk u leverdis. Sepse që të bëjë analizat e qumështit ai duhet të zbresë në Peshkopi, të marrë fugonin të shkojë deri në Laç të marrë fugonin, të shkojë deri në Shkodër, të marrë qumështin edhe të vijë ti kthejë përgjigjen ai. Këto dy vjet është bërë kjo. Mos harroni që nuk ka ndodhur braktisja e blegtorisë sepse baxhot e Kalasë së Dodës kanë qenë baxhot më të mira.

Të njëjtat gjë ke në Tepelenë stanet, Skrapar, në Librazhd po ikën të tërë. Pse? Sepse nuk mjafton që në katër duar vendos ekonominë e shtetit shqiptar por dhe veterinerët dhe laboratorët unë do ti bëj thotë në katër qytete edhe thertor. Pse? Sepse ai që grumbullon lëkurën dhe zorrën që është një vlerë tjetër prej 35 milionë euro nga gjëja e gjallë që theret në Shqipëri, që therej deri në 2017. Ai do të mos lodhet por t’i marrë gati.

Dhe ti nuk do ta therësh në stan qengjin, do shkosh ta therësh në Shkodër se atje e ke thertoren. Dhe do blesh edhe naftën me 2 mijë lekë litri. Dhe do shkosh do paguash dhe veterinerin atje. Dhe nga 60 mijë lekë që të bën qengji apo keci 80 mijë lekë, ty 20-30 mijë lekë të shkon rruga. Ka një problem shumë të madh. Gjysma e popullsisë shqiptare me bujqësi jeton. Ne nuk kemi ndonjë industri nafte të jashtëzakonshme.

Pse se pranuat ftesën e Ramës disajavëshe ne vitin 2017?

Nuk kam qenë unë Kryetarja e LSI-së, ka qenë tjetërkush. Por dua të them diçka tjetër, që ftesa e zotit Rama, ishte shumë e pamundur që të përgjigjej LSI-ja.

Pse? Se ju patët dhe fatin e keq që u vutë në mes pastaj…

Nuk ka problem, sepse na bëri më të fortë, i shtoi numrat LSI-ja. Çfarë ndodhi? Konsolidoi debatin e vet. Konsolidoi dhe njerëzit e saj sepse gjithmonë ka nevojë për katarsis. Është e nevojshme sepse s’kishte pse të rrinte tetë vjet në pushtet LSI-ja, le të dilte njëherë jashtë pushtetit, të largoheshin njerëzit që i ngjiten si kërmilli apo si shushunja partisë.

Dhe ajo që ishte e dukshme ishte që në katër vite që LSI-ja qeverisi me Partinë Socialiste, ju e dini shumë mirë që nën rrogoz, nën tavolinë thuhej po duam ta bëjmë ne po këta të LSI-së nuk na lënë. Po dua ta luftoj unë korrupsionin thoshte nëpër ambasada Edi Rama, po këta të LSI-së janë të korruptuar dhe nuk më lënë.

Dua ta bëj unë këtë gjë po këtu ke ministritë e LSI-së. Kur ndërkohë, unë po ju them në katër vite çfarë ka ndodhur. Ministrinë e Bujqësisë, e zhveshi nga kompetencat. i hoqi drejtoritë e bujqësie, i hoqi edhe të gjithë veterinerët. Dhe ua kaloi gjasme pushtetit vendor. Dhe çfarë kemi sot?

Sot kemi bordet e kullimit që kanë marrë vetë kryesoret dhe bashkive u kanë lënë dytësoret dhe tercoret. Dytësoret dhe tercoret janë ato që përmbyten se bashkitë s’kanë si t’i pastrojnë se nuk kanë as eskavator, s’kanë as buxhet. Sepse ky zotëria tha unë do bëj decentralizim të pushtetit vendor.

Por jo vetëm që nuk bëri decentralizim, por e centralizoi totalisht. Pra të gjithë taksat i mbledh ky dhe thotë t’i mbledh unë taksat dhe buxhetin ta jap unë. Kosova jep 27% të taksave pushtetit vendor. Ne as 2% nuk marrin bashkitë tona. Kalojmë nga kjo. Vijmë te Ministria e Integrimit Europian. Mjafton të thërrisni zonjën Gjosha t’iu tregojë ajo çfarë ka hequr katër vjet më stafin e kryeministrit.

Nuk i bëhej vonë fare për integrimin dhe për negociatat. Kishte hallin vetëm si të merrte projektet me Bashkimin Europian. Po të hapë Komisioni Europian hetim se çfarë është bërë me paratë e BE-së dhe ku kanë vajtur, do vënë duart në kokë dhe do shkojnë të gjithë nga fillimi deri në fund aty ku nuk e dimë se nuk do shkojnë.

Por duke qenë se sot nuk kanë përgjegjësi prandaj sot në Europë kemi një reagim kaq agresiv të populizmit, të nacionalizmit, të ekstremizmave. Se ai të thotë ti paratë e mia ku i çon? Sepse ti si ministër që je, kudo që të jesh në Holandë, në Francë, në Gjermani, në Spanjë, nëse ti një biletë avioni apo dhe një biletë treni nuk e fakton ikën.

Këtu nuk jep njeri llogari për paratë e BE-së dhe taksapaguesve të BE-së dhe nuk mbajnë përgjegjësi se çfarë bëjnë. Dhe çfarë ka ndodhur? Prandaj ka ndodhur gjithë ky irritim, gjithë ky agresivitet, gjithë kjo kundërshti kundër zgjerimit të BE-së. Sepse e ke kthyer në një institucion burokratik.

Pse duhet të shqetësohemi për paratë e tyre?

Shqetësohem unë për paratë e tyre, sepse kur ata të kuptojnë që paratë e tyre janë vjedhur në Shqipëri, do na thotë dilni këtej. Ky është problemi. Problemi është që për një gabim që bën një ambasador këtu, kostoja është e shqiptarëve. Meqë e prekët integrimin kemi deklaratën e Hahn që thotë që në maj ne sërish do i’a rekomandojmë Shqipërisë hapjen e negociatave… Është i detyruar ai se ja ka rekomanduar tre herë. Problemi është që nuk e ka më Hahn në dorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *