Vendosni fjalën kyçe....

Zayn Malik sqaron shpërthimet në rrjet: Se kisha për Gigi-n, ajo më deshi kur s’e meritoja


Zayn Malik kohët e fundit ka patur shumë shpërthime në rrjetet sociale. Pasi u ankua se një person, nuk ishte ai/ajo që hiqej komentuesit menduan se bëhej fjalë për modelen Gigi Hadid për shkak të raportimeve për ndarjen e çiftit.

Por Zayn ka reaguar përsëri duke i dalë Gigit në mbrojtje dhe duke kritikuar të gjithë ata që folën keq për modelen.

“Çdo budallai që kërkon të krijojë historinë e vet. Lëreni Gigi Hadid rehat. Ajo është gruaja më mahnitëse që kam njohur ndonjëherë. Gigi s’ka bërë gjë tjetër veçse më ka mbështetur dhe dashur kur unë nuk e meritoja. Pra nëse keni gjë për të thënë mu drejtoni mua. Nëse nuk dini gjë, mbylleni gojën.”, shkroi Zayn në një seri postimesh në “Twitter”.

Kujtojmë se Zayn dhe Gigi kanë qenë në një lidhje nga viti 2015, por pas një serie ndarjesh dhe pajtimesh thuhet se tanimë janë ndarë përfundimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *