Nuk ka fitues në sfidën mes Interit dhe Atalantës në ndeshjen e javës së 31 të Serisë A.
Në San Siro , ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0 duke marrë nga 1 pikë secila, një pikë që i jep mundësi Interit që të mbajë vendin e tretë, ndërkohë që Atalanta barazon Milanin në garën për një vend në zonën Champions duke shkuar në 52 pikë.
Edhe në Olimpico nuk pati fitues mes Lazios dhe Sassuolos me skuadrën e Inzaghit që humbi mundësinë për të barazuar Romën me pikë.
2-2 ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide me Lazion që shënoi me Immobilen dhe Lulic, ndërkohë që mes tyre qëndrojnë golat e Rogerios dhe Berardit për Sassuolon