Vendosni fjalën kyçe....

Ministri holandez videomesazh për shqiptarët: Do t’ju kthejmë sa hap e mbyll sytë!


 

Ministri holandez për emigracionin, Mark Harbers, ka një apel për shqiptarët që të mos tentojnë më të kalojnë në Holandë ilegalisht për të shkuar në Angli. Ambasada e Holandës në Tiranë ka publikuar një video të ministrit Harbers, gjatë vizitës së tij në një nga pikat kufitare ku janë ndaluar emigrantët e paligjshëm, shumica prej të cilëve shqiptarë.

“Ne kemi shumë probleme me të huajt, të cilët hypin nëpër kamionë në këtë vend. Shumica e tyre janë shqiptarë, ndonjëherë ka edhe nga vende të tjera.

Janë njerëz të cilët kërkojnë një jetë më të mirë dhe që përpiqen të futen në ndonjë kamion që hipën në traget, me shpresën se do të përfundojnë në Angli. Por kjo sigurisht që nuk është diçka e dëshirueshme

Unë kam parë këtu sot se si të gjithë aktorët… duke përfshirë xhandarmërinë, policinë, bashkinë dhe oficerët investigativë bashkëpunojnë mirë së bashku për të parandaluar që kjo të ndodhë. Këtu ka pas qenë një fushë me misra të gjatë por nuk do të jetë më. Kështu që sërisht shanset për t’u fshehur janë të vogla. Për më tepër ne përpiqemi me të gjitha mënyrat që të përmirësojmë bashkëpunimin ndërkombëtar. Sepse ky problem nuk shfaqet vetëm në Hollandë. Por edhe në Belgjikë dhe Francë. Vendet duhet ta lajmërojnë njëra-tjetrën kur ndërmarrin aksione për të kapur personat që fshihen në kamiona. Sepse duhet të jeni të sigurt se nëse policia belge ndërmerr një aksion, atëhere në ditët që pasojnë emigrantët do e provojnë fatin e tyre këtu në Hollandë. Prandaj ne na duhet ta informojmë njëri-tjetrin. Dhe çdo gjë është përfundimisht e fokusuar tek mbyllja e rrjetës së atyre që trafikojnë njerëz.

Në mënyrë që të mos ketë më kuptim t’ju paguash para personave që trafikojnë njerëz dhe ndërkohë në vendet e tyre të origjinës si Shqipëria ne vazhdojmë të shpërndajmë mesazhin: Mos e bëni këtë. Shansi që ju të arrini në Angli po zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Prandaj mos investoni gjithë paratë tuaja në trafikantët e qenieve njerëzore, sepse nuk ka kuptim. Është më mirë të qëndroni aty ku jeni. Këtu do t’ju kapin dhe ne do t’ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë.”, thotë Barbers në videon në fjalë.

Sipas ambasadës holandeze, ministri Harbers do të vizitojë Shqipërinë sot. Ai do të zhvillojë takime me  homologët e tij në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *