Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e El Chapo-s krijon markën e re të modës me emrin e “mbretit të kartelit të drogës”


Emma Coronel Aispuro, gruaja e shefit të kartelit të drogës meksikane, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, ka lajmëruar lancimin e një marke të modës në emër të tij. Megjithatë ideja e saj nuk u prit mirë nga autoritetet amerikane.

Mbreti i kartelit më të madh të drogës në Sinaloa, i cili dikur ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë, sot përballet me burgim të përjetshëm. Gruaja e tij Emma, një ish-miss, ka gjetur me sa duket një mënyrë krijuese për të përfituar nga emri i tij.

RT” shkruan se një javë më parë, 29-vjeçarja Aispuro  njoftoi planet e saj për të nisur një markë “El Chapo Guzman: JGL”.

“Ftoj dizajnerët e veshjeve që duan të bashkohen me projektin, të punojnë me mua”, shkroi Aispuro në llogarinë e saj në Instagram, e cila ka më shumë se 100,000 ndjekës.

Gruaja e El Chapo-s mburrej me krenari se qëllimi i saj ishte “projektimi i stilit tim dhe Joaquin-it”, si dhe “t’i kënaq të gjithë”.

Edhe vetë El Chapo nuk pritet të marrë ndonjë përfitim nga kjo ndërmarrje e re, ai nënshkroi për sipërmarrjen e gruas së tij nga qelia e tij e burgut. Megjithatë është e paqartë se si një burrë i veshur gjithmonë me rroba të zakonshme dhe që u bë i njohur për shkak të problemeve me drejtësinë, mund të bëhet një ikonë mode.

Autoritetet amerikane e kanë konsideruar nismën e re të gruas së El Chapo-s si “shkelje të rendit publik, moralit dhe sjelljes së mirë”. Por avokati i El Chapo-s thotë se projekti i ri po ecën shumë mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *