Vendosni fjalën kyçe....

18 vjet burg për Klement Balilin, jepet pretenca


Prokuroria ka kërkuar 18 vjet burg për Klement Balilin.

Në seancën e sotme te Krimet e Rënda, prokurori i çështjes, Enea Nakuçi, ka kërkuar 18 vjet burg ndaj Balilit.

Ky i fundit akuzohet për trafik ndërkombëtaresh narkotikësh si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, fshehje dhe pastrim parash.

Balili u shpall në kërkim  para reth dy vitesh, ndërsa të gjitha operacionet policore për arrestimin e tij kanë dështuar.  

Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit.

Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.

Balili i vetëdorëzua më 15 janar të këtij viti, pas mbërritjes së disa të dhënave nga Greqia që kërkoheshin nga avokatët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *